Anamorphoseur’s Weblog

Foto-grafia.

Posted in Shkrime të sinqerta. by anamorphoseur on septembre 19, 2009

Dikur kishte një enigmë në qytetin pranë. Flisnin për një njeri që kërkonte të dinte mbi historinë e vendit ku jetonte. Vizitat i bënte natën, ose në të perënduar të diellit. Me vete kishte një çantë, një fletore dhe një aparat fotografik Hasselbad dhe disa filma të markës Il Ford delta 135, 400 asa 36 poza seicili.

Ditët kalonin dhe kureshtja e banorëve nuk durohej më. Të gjithë bashkoheshin në një lokal të ngritur nga disa drejtues punimesh të cilat ishin ndërprerë me rastin e festimeve (nëse enigma do të zbulohej). Ky person, i seksit mashkull, por gjinia e tij nuk ishte e sigurtë për shkak të errësirës që mbulonte trupin e tij. Ai ose ajo, lëvizte shpejt dhe krijonte në lëvizje e sipër. Shkruante, fotografonte, vëndoste në memorien e tij shumë rrugica, dhe ndërtesa që ishin ndërtuar në kohën që ai kishte qenë i zënë me zhvillimin e teknikës së punës së tij.

Sillej si fantazëm. Zhdukej sapo njerëzia mundësonte pak ndriçim për të parë rrugët, ndërtesat dhe lokalet që rrethonin qytetin. Njerëzit ishin lodhur me këtë lojë. Ata kërkonin ta shihnin për të vlerësuar lajmet e dhëna nga një shoqatë bamirëse e cila kishte përfituar disa shuma të hollash nga shitjet e imazheve të pafirmosura. Kjo shoqatë nuk pranonte të zbardhte enigmën dhe t’i jipte një emër këtij personi që dashuronte errësirën. Sepse kjo shoqatë kishte një marrveshje, një etikë që ia ndalonte të shpërndante lajme të pabazuara në realitet. E ndihmuar edhe nga kureshtja e papritur e disa drejtuesve, të cilët kërkonin që rregullat e fiksuara të mos diskutoheshin, shoqata pranonte fisnikërinë dhe përmbajtjen e sinjaleve që imazhet e stampuara kishin si mesazh. Ata paraqitnin disa ndërtesa dhe brendësinë e tyre, por kompozimi çudiste shumë shikues. Ata nuk kuptonin se si një njeri vepron i vetëm, në mes të një qyteti dhe askush nuk shqetësohej nga zhurma, elementët që ai përdorte dhe aparati i zhurmshëm fotografik. Ata nuk kuptonin se si drita arrinte të hynte në një shpellë të zezë. Gjithçka dukej e paimagjinueshme, si dhe qenia e këtij personi që shndërrohej në asgjë kur dikush mundohej ta ndalonte për të përshkruar qytetin e tharë nga imagjinata e njerëzve që nuk krijonin, nuk kuptonin dhe nuk arrinin të zgjidhnin enigmën që i mundonte prej disa muajsh: kush ishte ky person dhe pse pikërisht kjo qendër banorësh e tërhiqte atë aq shumë?

Përgjigje nuk kishte. Skenat e fotografuara nga njeriu i mistershëm gjendeshin në duart e disave që kishin përfituar nga errësira e dhomës për t’i vjedhur disa prova fotografike të cilat shpjegonin paksa enigmën e këtij individi që tërhiqej. Përfitimi ishte i konsiderueshëm. Vendi ku ata jetonin ishte fiksuar në një letër të bardhë e cila ishte kthyer në një formë që përmblidhte shumë forma, dimensione dhe dritë hije. Ky vend nuk do të humbte. Aty njerëzit e së ardhmes do të mund të lexojnë shpjegimet dhe të kuptojnë më mirë përshkrimin që njeriu i mistërshëm kishte dhënë. Fotografia në këtë rast do t’i ndihmonte, por enigma do të  qendronte, si në çdo imazh të palëvizshëm sepse edhe aftësia për të fabrikuar një përmbledhje dritash dhe  hijesh është ndalimi i kuptuesit i cili kërkon të ndërhyjë në çdo detaj. Prandaj njeriu kishte zgjedhur natën për të ecur dhe krijuar punën e tij sepse nata nuk i takonte askujt por ajo është e gjithkujt. Nata ndihmonte fletët e bardha të nxiheshin nga kompozimi kimik. Fotografia do të mbesë një enigmë e pazgjidhur shkruhej në hyrje të qytetit që kërkonte të shfaqte bukuritë e tij me anën e fotografive të këtij personazhi enigmatik.

2 Réponses

Souscrire aux commentaires par RSS.

  1. yummania said, on septembre 20, 2009 at 2:08

    flm per kete shkrim e shijova kaq shume.

  2. 24media said, on août 15, 2010 at 8:31

    shkrim i mire urime


Répondre

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l'aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion / Changer )

Twitter picture

Vous commentez à l'aide de votre compte Twitter. Déconnexion / Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l'aide de votre compte Facebook. Déconnexion / Changer )

Connexion à %s

Suivre

Get every new post delivered to your Inbox.