Tony Manero

TONY MANERO. PABLO LARRAIN. KILI, BRAZIL 2008
Fotografia: © Fabula Productions © Allocine. fr
Si të flasim për të kaluarën e një vendi të mbajtur nën diktaturë nga fashistët? Si të flasim për Pinochet-in, këtë diktator fashist? Si ta përshkruajmë historinë e disa njerëzve që ndodheshin të traumatizuar nga funksionimi i shoqërisë? Si t’ia paraqesim publikut kundërvënien e rinisë këtij regjimi totalitar pa u futur në detaje dhe pa përdorur shumë figurantë me armë në dorë? Pablo Larrain, regjizori kilian 32 vjeçar, na jep shumë përgjigje me filmin e tij Tony Manero me forma të dashura nga publiku që kërkon një kinema që komunikon me të.
Për t’iu futur interpretimit të këtij filmi, që nga titulli kuptohet se lidhja midis Saturday Night Fever, film i John Badham (1977) nuk është rastësi apo kënaqësi thjesht për të ndjekur pak modën e remake-ve anë e mbanë artit. Tony Manero që në filmin e Badham interpretohet nga John Travolta, është historia e një kërcimtari amator që është i apasionuar me personazhin e filmit (Saturday Night Fever). Ai (Raul) identifikohet me këtë personazh që kërkon ta imitojë për një konkurs televiziv. Por për të arritur deri aty, Tony nga Kili, përpiqet me të gjitha forcat që koha dhe dija i japin. Mbyllja e filmit përcjell mirë mesazhin që don të japi regjizori, një mesazh tronditës. Sepse filmi e trondit spektatorin në kolltukun e butë të kinemasë. Përpunimi estetik nuk ndjek ndonjë rregull. Në film ngjyra gri mbështjell trupat dhe shpirtin e Tony-n që don t’i ngjasojë atij amerikan. Por ndodhja në një shoqëri të ashpër, të mbyllur, vrastare, i mohon shumë detaje spektatorit që nuk ka shumë informacione për Tony-n, përveçse disa kolegëve që përpiqen të krijojnë spektakle për të mbijetuar. Këto janë njerëz të privuar nga fjala e lirë. Njerëz të gjymtuar sepse ëndërronin të pamundurën. Personazhi i filmit është pasqyra e kësaj shoqërie agresive, të cunguar, të rënduar nga privimi, të gjymtuar nga urrejtja dhe shkatërrimi shpirtëror.
Eshtë portreti i këtij personazhi që flet shumë pak, por që vështron gjithçka. Ne, spektatorët, jemi gjithmonë pranë tij, shohim nëpërmjet vështrimeve të tij. Dhe arritja e këtij filmi, i cili mund edhe ta mërzisë spektatorin me ankthin e mbylljes, qëndron në faktin që regjizori nuk privohet të ndërlidhi dy filmat në disa pika të forta. Kush e ka parë filmin e Badham, mund ta ndërtojë më mirë historinë që lidh këto dy filma.
me kishin munguar kritikat e tua tew filmit.
mire se u ktheve.
nderkohe nuk dija gje per kete filmin.flm.
Këtu në Paris dalin shumë filma, ndër to ka dhe disa që kanë një jetëgjatësi të shkurtër në salla. Këto filma, të pavarur nga pjesa që e trajton kinemanë si mjet fitimi, ngjallin reagime të shumta. Për momentin, Franca e mbron kinemanë dhe shumëllojshmërinë e saj.
Kritika nuk është zanat im, ajo që shkruaj është thjesht një përshtatje e skenave dhe historisë që pashë. Ka disa filma që s’arrij dot t’i përshtas, dhe kjo është normale sepse nuk të ngjallin aspak interes.
Lexova sot se regjizori me trupin e Tony Manero, kishte trupëzuar regjimin e Pinochet-it; heshtjen dhe vrasjen e papritur, ashtu si dhe personazhi kryesor që është pothuajse gjatë gjithë kohës i heshtur, flet pak, ai vetëm vështron, por dhe vret papritmas, me një gjak të ftohtë, porsi policia e Pinochet-it.
kur isha ne Paris pashe ne Monmartre nje kinema te vogel qe shfaqte filma te vjeter apo te rinj dhe te pavarur.
ate cast mu kujtove ti dhe keto filmat;)