Anamorphoseur’s Weblog

…ç’ka është?

Posted in Shkrime të sinqerta. by anamorphoseur on juin 25, 2008

Ikje, mbërritje, largime, dështime, harresa, eufori, nostalgji, grindje, përçarje; pjesët e (një) trupit nuk përshtaten shepsh me këto ngarkesa të zbritura nga një fjalor i rrudhur nga koha e dikurshme që nuk fliste me aq vrull, por merrej me disa vrojtime të panjohura midis alkimisë së shpirtit dhe kënaqësisë që prekja krijojnë tek njeriu i zgjedhur për një çast…

Nuk i drejtohem askujt, as i lutem askujt, por mendimet e mia, të cilat janë të hapura për çdo shpirt të fortë dhe bujar, ngjeshen me një melodi të thatë, e cila buron nga fundosja e disa elementëve kimikë të organit përgatitor të trupit. Kjo mund të jetë një hapësirë boshe si dhe një hapësirë e ngushtë ku gjithçka futet dhe nuk del për minuta të tëra.

Duke lexuar, argëtimi kthehet në mburojë nga ftohja e dhimbshme që provon trupi. Kjo ftohje gjendet kudo. Në politikën e mirfilltë të të drejtave të disa minoriteteve që duan të mbrohen nga të varfrit apo nga të shfrytëzuarit (skllevërit bashkohorë që erdhën pa dijeninë e Leninit). Por, edhe në disa shtresa të majme të shoqërisë ku shkrirja e metaleve dhe e kauçukut, i ka bërë të vemendshëm në mënyrë që t’i ofrojnë njerëzve sa më shumë muzikalitet kur ato hyne në dyqanet e kthyera në faltore moderne të krimit të mirë informuar. Në shkolla, ku interneti po zevëndëson orët e teorisë kur mësuesi i dikurshëm enverist mundohej të na tregonte se partizanët ishin heronj, ndërsa sot, disa historianë na thonkan që ka pasur dhe kriminelë, maskarenj, të pashkollë dhe të brejtur nga uria për të vrarë e sakatosur…Gjithë kjo vjen si pasojë e leximit. Prandaj ika disa kohë, dhe iki gjithmonë sepse (ajo) nuk erdhi asnjëherë për të më ngritur në një kohë më të përshtatshme, kjo mund të ishte dhe kështu, e jo në mënyrë tjetër.

U largova, mbërrita, po ku? Kur ne dalim në një qytet të madh që quhet krye i këtij qyteti, përrallat shumë fishohen. Nuk kam mbërritur edhe pse leximi më lejon të mbërrij gjithnjë në disa pika të dëmshme për sytë. Por, kujdesem aq shumë që të mbrohem nga këto shpërndarje sinjalesh.

Për çfarë krijohet? Ku gjindet pika kulmore e një krijuesi? Cila është kjo nevojë që na bën të merremi me një punë? Muskulatura e duarve, muskujt e fytyrës, të gjithë së bashku me gjakun që rrjedh shpejt  në damarët herë të hollë, herë të trashë, provokojnë tension, zgjatje dhe lëshimi i një lëngu të thartë i jep sinjalet (kështu më duket) në mënyrë që guximi të mposhti frikën dhe qiellin e zi që kundërshtarët prodhojnë.

Kam harruar diçka në këtë kohë ku çdo mjet informacione kalon midis disa fibrave optike që nuk shqiten më nga arsyeja jonë dhe dëshira për t’u gjendur në çdo çast të kapshëm…Ajo që kam harruar nuk mund të shpjegohet lehtë. Eshtë në fakt, një ngritje e veòantë që ne i bëjmë disa personave për t’i kontrolluar më mirë në cilësinë e një prijësi privat, por që mbetet gjithnjë larg nevojave të turpshme të trupit. Kjo mund të jetë edhe gjuha që përdor shpësh herë për të kërkuar diçka që kam nevojë apo për të dhënë një mendim…

Une Réponse

Souscrire aux commentaires par RSS.

  1. eni said, on octobre 22, 2008 at 3:26

    krijues na ka marre malli per shkrimet e tua:)
    pershendetje


Répondre

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l'aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion / Changer )

Twitter picture

Vous commentez à l'aide de votre compte Twitter. Déconnexion / Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l'aide de votre compte Facebook. Déconnexion / Changer )

Connexion à %s

Suivre

Get every new post delivered to your Inbox.